Belgjika pezullon vaksinimin me “Johnson&Johnson” të personave nën 41 vjeç

Autoritetet belge pezulluan vaksinim e qytetarëve me “Johnson&Johnson” për personat nën 41 vjeç sepse një grua vdiq pasi mori vaksinën.

“Konferenca Ndërministrore ka vendosur të pezullojë përkohësisht vaksinimin për qytetarët nën moshën 41 vjeç derisa të arrijë një analizë më e detajuar e përfitimeve dhe rreziqeve të EMA (Agjencia Evropiane e Barnave)”, thanë autoritetet e shëndetit publik në një deklaratë.

Një grua nën moshën 40 vdiq në 21 maj. Ajo më parë ishte shtruar në spital për një rast të rëndë të trombozës dhe mungesës së trombociteve, thuhej në deklaratë.

Ajo u vaksinua përmes punëdhënësit të saj dhe jashtë fushatës zyrtare belge të vaksinimit, raporton reuters.

Deri më tani, 40 mijë doza Johnson&Johnson kanë mbërritur në Belgjikë dhe 80 për qind e dozave janë injektuar mbi moshën 45 vjeç, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

The post Belgjika pezullon vaksinimin me “Johnson&Johnson” të personave nën 41 vjeç appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com