comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

BDI: Ministria avancon Sekretariatin dhe rrjedh nga programi jonë zgjedhor

Nëpërmjet një njoftimi nga partia shqiptare në pushtet thonë se ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve avancon Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim përkujton opinionin e gjerë në vend se iniciativa për avancimin dhe transformimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve rrjedh nga:

1. Analiza cilësore e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2015, e zbatuar nga  Piter Fejt në emër të Institutit Evropian të Paqes, e përkrahur nga Sekretariati dhe misioni i OSBE, e kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe e miratuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut si dhe nga Kryesia e BDI-së;

2. Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim “2020”, gjithashtu e miratuar në Kryesinë e BDIsë, e premtuar para votuesve në zgjedhjet e vitit 2016 dhe për të cilën kjo përbërje e Kuvendit dhe e Qeverisë është e mandatuar ta zbatojë sepse janë zgjedhur për ta realizuar atë;

3. Nga Deklarata e Përbashkët e partive politike shqiptare, gjithashtu e miratuar dhe e debatuar në Kryesinë e BDI-së  më 7 janar 2017;

4. Nga marrëveshja koalicionuese për bashkëqeverisje 2016-2020”, thonë nga BDI.


Lika komenton shpërbërjen e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se nuk ka qenë i informuarLika komenton shpërbërjen e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se nuk ka qenë i informuar

Sipas tyre, të gjitha kompetencat e Sekretariatit transferohen në Ministrinë e re si dhe shtohen edhe të tjera në propozim ndryshimet ligjore.

Deputetët si dhe ministrat e zgjedhur në këtë përbërje parlamentare dhe qeveritare janë zgjedhur në bazë të programit të premtuar në zgjedhjet e vitit 2016.

“Kjo iniciativë, bashkë me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjidhjen e çështjes së emrit, përmbylljen e kontestit me Bulgarinë, nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO si dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, gati se përmbyll premtimet tona kryesore zgjedhore të premtuara në vitin 2016” thuhet në fund të njoftimit të partisë shqiptare në pushtet BDI./Telegrafi/

The post BDI: Ministria avancon Sekretariatin dhe rrjedh nga programi jonë zgjedhor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com