comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Barcelona dhe Interi thuhet se kanë gati ofertat për Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang duket se po e shijon sezonin e fundit te Arsenali edh pse ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Sulmuesi gabonez e dëshiron largimin nga The Gunners me të përfunduar ky sezon, derisa disa skuadra janë të interesuara për të.

Tuttosport raporton se Barcelona dhe Interi janë në mesin e klubeve që kanë shfaqur interesim për ish-anëtarin e Borussia Dortmundit.


Interi merr vendim për shitjen e Lautaros, por do t’i transferojë dy sulmues për ta zëvendësuar argjentinasinInteri merr vendim për shitjen e Lautaros, por do t’i transferojë dy sulmues për ta zëvendësuar argjentinasin

Dy skuadrat evropiane thuhet se kanë gati ofertat për Aubameyang, derisa Topçinjtë duan rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Interi është favorit për ta transferuar gabonezin, shkaku që Barcelona e mbanë një shikim më afër te Lautaro Martinez. /Telegrafi/

The post Barcelona dhe Interi thuhet se kanë gati ofertat për Aubameyang appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com