Bajqinovci beson se Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhje, duke bërë qeverinë pa koalicion me partitë e tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, beson se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do ta votojnë vetëm LVV-në.

Kjo sipas tij do të mundësonte bërjen e qeverisë pa koalicion me partitë e tjera.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se momentalisht Kosova ka dy parti politike, Lëvizjes Vetëvendosjen dhe partitë të udhëhequra nga Hashim Thaçi.

“Në Kosovë tashmë i kemi dy parti politike. Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e vjetra në Kosovë që udhëhiqen nga Hashim Thaçi. Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse qytetaret do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve sepse ata do ta zgjedhin vetëm një alternative dhe ajo është LVV”, ka shkruar Bajqinovci.

Ndërkaq, të premten ishte afati i fundit kur palët kishin të mundësi të depononin në Gjykatën Kushtetuese komentet e tyre përkitazi me meritat e kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të 30 prillit të presidentit.

Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti, për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi dekretin në Gjykatën Kushtetuese, e kjo e fundit nxori masë të pakohshme deri në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

The post Bajqinovci beson se Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhje, duke bërë qeverinë pa koalicion me partitë e tjera appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com