comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Azet po vjen me këngë të re, flet për kohën e kaluar në Kosovë

Azet, hip-hop ylli shqiptar, tashmë gjatë javëve të fundit është artisti më i përfolur në rubrikat rozë të mediave.

Ai gjatë javës së kaluar ka pasur një ndër paraqitjet më fantastike personale, ku ishin të pranishëm mbi gjashtë mijë persona në Hangover Club të Gjakovës.

Kurz Frauenfeld auseinander genommen. 📷 : @dieserbobby

A post shared by AZET (@kmn_azet) on Jul 8, 2018 at 10:10am PDT

Por, duket se artisti e ka një sezon të ngjeshur sa i përket projekteve muzikore që do të sjell gjatë këtij viti kalendarik.

Ai së fundi përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar edhe këngën e re që do të publikojë brenda 48 orëve.

“Nike Pullover” do të jetë para publikut gjatë ditës së mërkure, përkatësisht rreth orës 14:00.

Burimet e Telegrafit të afërta me këngëtarin kanë pohuar se në këngën e re flet për kohën e kaluar në Kosovë, sidomos në kryeqytet Prishtinë.


Azet: Në Hangover u shkrua historia – rekord gjashtë mijë adhurues në Gjakovë për mbretin e kësaj vereAzet: Në Hangover u shkrua historia – rekord gjashtë mijë adhurues në Gjakovë për mbretin e kësaj vere

Ndryshe, këngëtari ka edhe një numër të madh të koncerteve që do t’i mbajë gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/

The post Azet po vjen me këngë të re, flet për kohën e kaluar në Kosovë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com