Policia holandeze gjen “një dhomë torturash”, e cila gjendej brenda një kontejneri transporti – në kufi me Belgjikën

Policia holandeze zbuloi një që supozohet të jetë një “dhomë torturash” në një zonë rurale në mes të kufirit të Holandës dhe Belgjikës, e cila gjendej në një njërin prej shtatë kontejnerëve të transportit në një depo.

Dutch police investigation into torture chamber at Wouwse plantage

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Policia Kombëtare në Holandë, arrestoi gjashtë persona si të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, ndërkaq të njëjtit dyshohet të kenë bërë plane për rrëmbime.

Dutch police investigation into torture chamber at Wouwse plantage

Hetimi më gjerë nga policia, sqaron se depoja e gjetur, përbëhej nga shtatë kontejnerë transporti.

Ata ishin të mveshur me material izolues dhe ishin të pajisuar me kamera.

Dutch police investigation into torture chamber at Wouwse plantage

Kështu, në gjashtë kontejnerë u gjetën pranga në dysheme, duke aluduar se të dyshuarit planfikonin t’i mbanin pengjet në ato objekte. /Telegrafi/

Dutch police investigation into torture chamber at Wouwse plantage

The post Policia holandeze gjen “një dhomë torturash”, e cila gjendej brenda një kontejneri transporti – në kufi me Belgjikën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Flet vëllai i viktimës nga Gjakova: Kushëriri i gruas së vëllait qëndroi në shtëpinë tonë para se ta kryente krimin

Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, ku si pasojë e therjes me thikë një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Bëhet e ditur se i dyshuari, shtetas i Shqipërisë ka vrarë bashkëshortin e kushërirës dhe ka lënë të plagosur gruan dhe djalin e viktimës.

Krist Mula, vëllai i viktimës thotë se i dyshuari kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e viktimës.

“Kam njoftuar policinë për ngjarjen, ajo ka ardhur më vonë dhe ka gjetur vëllain pa shenja jete. Kryesi i rastit ka ikur. Ai ka qenë duke qëndruar si mysafirë të vëllai. Më duket ka qëndruar katër apo pesë ditë. Ka fjetur në katin e dytë bashkë me familjen tonë tamam si familjarë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Krist Mula.

I dyshuari është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe ai është shtetas i Shqipërisë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Njëri nga të plagosurit është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Graishta./RTV Dukagjini/Telegrafi/

The post Flet vëllai i viktimës nga Gjakova: Kushëriri i gruas së vëllait qëndroi në shtëpinë tonë para se ta kryente krimin appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Pacientët me COVID-19 në QKUK po shoqërohen nga familjarët, mjekët të shqetësuar

Rrezik për përhapjen e virusit po paraqesin edhe personat që po shoqërojnë pacientët e prekur me COVID-19. Kështu deklarojnë profesionistët shëndetësorë ndërsa familjarët e pacientëve thonë se ata kanë nevojë për asistencën e tyre.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë tha për RTV Dukagjinin se një praktikë e tillë nuk duhet të vazhdojë.

Sipas Sylës vizita në Klinikën Infektive jo vetëm që paraqet rrezik për infektime të familjarëve të pacientëve por edhe të qytetarëve kontaktues të tyre.

“Mendoj se kjo nuk duhet të justifikohet. Kjo rreptësishtë duhet të ndalohet dhe të merren masa urgjente që të mos ndodhin raste të tilla që të ketë përcjellës të pacientëve. Kemi pasur raste kur dy bashkëshortët kanë qenë të prekur me COVID-19 dhe ajo është situatë tjetër. Mirëpo nëse vetëm njëri është pozitiv dhe shkon ndonjë përcjellës kjo është e patolerueshme”, deklaroi Blerim Syla, përcjell Telegrafi.

Syla tha se duhet të rritet numri i personelit shëndetësorë dhe pacientët të jenë vetëm nën kujdesin e tyre.

Nga ana tjetër Arta Jashari ka qëndruar në QKUK për më tepër se një javë për t’u kujdesuar për babanë e saj të prekur me coronavirus. Sipas Jasharit prezenca e një familjari është e domosdoshme.

“E kam vërejtur edhe te pacientët e tjerë që më ka rënë me i pa se ata përjetojnë një gjendje ankthi të tmerrshme. Babi ka pasur nevojë shumë për prezencën time së paku psiqikisht e pastaj ai ka pasur nevojë edhe për trajtimin e simptomave tjera dytësore që lidhen me stendat apo me diabetin”, deklaroi Arta Jashari./RTV Dukagjini/Telegrafi/

The post Pacientët me COVID-19 në QKUK po shoqërohen nga familjarët, mjekët të shqetësuar appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Era Istrefi me veshje ekstragante para një Ferrari

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë.

Ajo nuk kursen veten për pozat e ndryshme atraktive, në të cila vërehet se vitet e fundit ka evoluar në masë të madhe sa i përket aseteve.

Ditë më parë, bukuroshja bionde ka festuar ditëlindjen e 24-të, prej të cilës ka ndarë momente të lumtura nga festa.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Era ka mahnitur me dukjen ndërsa në mënyrë të detajshme është përkujdesur për paraqitjen.


Era Istrefi feston ditëlindjen e 26-të me shampanjëEra Istrefi feston ditëlindjen e 26-të me shampanjë

E veshur me të kuqe, në dorë ajo mbante një çantë të firmës ‘Prada’, ndërsa ka përdorur makijazh në mënyrë të konsiderueshme.

Çka tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj ishin pozat e marra para një makine të markës ‘Ferrari’.

Ndërkaq, urime të shumta iu adresuan nga figura të njohura shqiptare, familjarë e fansa. /Telegrafi/

The post Era Istrefi me veshje ekstragante para një Ferrari appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Përmbyset traktori, ndërroj jetë 70-vjeçari nga Negotina

Një 70-vjçar nga Negotina ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga përmbysja e traktorit.rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:20 ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi S.R. 70 vjeç nga fshati Timjanik.

“Gj.V. (52) nga fshati Timjanik ka raportuar se në vendin “Beli Brest” në afërsi të vreshtave nën pronësi të tij, bashkëfshatari i tij J.M. ka gjetur pa shenja jete gjyshin e tij dhe traktorin e përmbysur”, thonë nga MPB.

MPB njofton se ekipet mjekësore në vendngjarje kanë konstatuar se 70-vjeçari ka ndërruar jetë pas plagëve që ka marrë nga shtypja e mjetit të përmbysur. Për rastin në fjalë tashmë është njoftuar edhe Prokuroria.

The post Përmbyset traktori, ndërroj jetë 70-vjeçari nga Negotina appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Fatmir Ajeti, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Fatmir Ajeti është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, shkruan ai në Facebook.

OVL e UCK-së, ditë më parë ka njoftuar se do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.

Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka njoftuar për akuzën ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë, njofton Telegrafi.

The post Fatmir Ajeti, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Rashica nga minuta e parë në ndeshjen kryesore të Werderit këtë edicion, formacionet zyrtare ndaj Heidenheim

Werder Bremen është nikoqir i Heidenheim në ndeshjen e parë të ‘Play-Out’-it në Bundesliga.

Skuadra e yllit kosovar Milot Rashica zuri pozitën e 16-të në Bundesliga, teksa Heidenheim u rendit në vendin e tretë në Bundesliga 2.

‘Play-Out’-i për të siguruar një sezon në Bundesliga zhvillohet me dy ndeshje, teksa në të paren vendas është Werder.

Ylli kosovar, Milot Rashica është titullar në këtë takim dhe pritet ta ketë fjalën kryesore për vendasit.

Milot Rashica (Foto: Oliver Hardt/Getty Images)

Rashica do të largohet në verë nga Werder, ndërsa qëllimi i tij është që falë golave ose asistimeve ta mbajë skuadrën e tij në elitën e futbollit gjerman.

Formacionet zyrtare:

Werder Bremen: Pavlenka, Moisander, Veljkovic, Selassie, Bargfred, Friedl, Eggestien, Osako, Rashica, Klassen, Fullkrug.

Heidenheim: Muller, Beerman, Busch, Dorsch, Griesbeck, Kleindienst, Mainka, Multhaup, Sessa, Theuerkauf, Thomalla. /Telegrafi/

The post Rashica nga minuta e parë në ndeshjen kryesore të Werderit këtë edicion, formacionet zyrtare ndaj Heidenheim appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Analizë rajonale e efekteve të COVID-19 në mediet e Ballkanit Perëndimor

COVID-19 ka transformuar medien dhe gazetarinë, gjithandej. Megjithatë, varësisht nga konteksti i shteteve, mund të kuptohet edhe ndikimi i ndryshëm që pandemia kishte në profesionin e gazetarit. Në këtë analizë rajonale do të prezantohen të gjeturat nga 10 intervistat e realizuara me gazetarë nga katër shtete të rajonit, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Pandemia u përjetua ndryshe nga gazetarët në secilin nga këto katër shtete dhe njëkohësisht, mënyra e ushtrimit të profesionit nga ana e tyre ishte e ndryshme, duke iu përshtatë situatës dhe rrethanave në shtetin përkatës.

Aplikacionet, pjesë e rëndësishme në metodat e punës së gazetarëve gjatë pandemisë

Përdorimi më i shpeshtë i mundësive që ofron teknologjia është një nga të përbashkëtat e gazetarëve në të katër shtetet në shqyrtim. Aplikacionet e ndryshme u shndërruan në pjesë shumë të rëndësishme në metodat e punës së tyre. Të tilla aplikacione janë përdorë edhe më herët nga gazetarët, por jo në masë aq të madhe sikur gjatë periudhës kur u shfaq pandemia, thonë të intervistuarit.

Një tjetër e përbashkët ishte pakësimi i kontakteve me burimet, për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe kjo u nënvizua në rastin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, pozitive theksohet mundësia që falë teknologjisë janë realizuar më lehtë intervistat me ekspertët dhe personat e tjerë të rëndësishëm. Adriatik Kelmendi, Drejtor i Përgjithshëm i Klan Kosovës, deklaron se duke përdorë teknologjinë, kanë arritur të intervistojnë më shpesh disa njerëz të caktuar, më shumë se që do të arrinin t’i intervistonin në situatë normale. Ndihmën nga epoka digjitale e nënvizojnë edhe kryeredaktori i A2CNN, Elert Yzeiri dhe gazetari nga BeH, Milorad Milojeviq, shkruan portalb.

Pavarësisht masave të lëvizjes, redaktorja përgjegjëse në Koha Ditore, Brikenda Rexhepi tregon se ata nuk e kanë ndalë punën në terren duke mbuluar pikat kufitare para se ato të mbyllen tërësisht, karantinat, spitalet, etj., ndërkohë, Milojeviq vë në pah disa vështirësi të gazetarëve në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e kufizimit të lëvizjes, sikur pamundësia për të marrë pjesë në konferenca për shtyp të qeverisë.

Mobile journalism – apo gazetaria me ndihmën e celularit, ka qenë një nga zgjidhjet e bëra nga gazetarët, për shkak të rrethanave, thotë Aleksandar Manasiev, kryeredaktor i VidiVaka. Këtë formë të gazetarisë e kanë përdorë edhe te grupi KOHA, thekson Rexhepi.

Në çështjen e transparencës së institucioneve dhe të qasjes në dokumentet publike, në Bosnje e Hercegovinë e në Kosovë vihet në pah se ka qenë më e lehtë kur është fjala për pandeminë, mirëpo vështirësitë kanë vazhduar të ekzistojnë për temat e tjera. Pavarësisht kësaj, gazetarët në BeH arritën të zbulojnë dy skandale, thotë Darko Omeragić, duke iu referuar skandalit të blerjes së respiratorëve dhe aferës për blerjen e tendës-spital mobil. Ndërkohë, në Shqipëri, Aleksandër Çipa nga UGSH-ja potencon faktin që volumi i të dhënave është shtuar, por kjo nuk e ka rritur transparencën dhe informimin e publikut me atë lloj informacioni që ka interes. Mbylljen e institucioneve e thekson edhe Goran Lefkov, redaktor në Inbox7.

Të intervistuarit konfirmojnë rritjen e interesimit të qytetarëve për informacion, por hezitojnë të konkludojnë se kjo nënkupton rritje të besueshmërisë. Gentiana Begolli nga AGK-ja thekson se besimi i audiencës në media në Kosovë ka mbetur i pandryshuar, ndërkaq, në rastin e Shqipërisë, Çipa thotë se krahas shumëfishimit të audiencës, është rritur edhe pabesueshmëria ndaj medieve online. Manasiev thotë se në Maqedoni të Veriut, niveli i besimit ka mbetur siç ka qenë, i ulët, ndërkohë Milojevic thekson që qytetarët kishin më shumë besim në media vetëm në rastet kur raportohej lidhur me coronavirusin. 

COVID-19, shkaktar i humbjes së punës dhe zvogëlimit të pagës në të katër shtetet

Gjatë krizës së pandemisë, gazetarët janë në mesin e personave më të rrezikuar nga infektimi. Natyra e punës së gazetarit e vendos atë në një pozitë të tillë dhe kjo shton nevojën për plotësim të kushteve të nevojshme për punë dhe mbështetje të duhur nga vetë kompanitë mediale

Në rastin e katër shteteve, pjesë e analizës, të intervistuarit tregojnë se janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar pajisjet bazike anti-koronavirus, si përdorimi i maskave, dorezave dhe dezinfektuesve. Te Klan Kosova është praktikuar një protokoll me 12 pika, ku është përcaktuar mënyra e sjelljes, lehtësimet në oraret e punës, masat për lirimin e disa kategorive të punëtorëve, etj., tregon Drejtori i Përgjithshëm, Kelmendi, i cili, gjithashtu, shton se, megjithatë, ka pasur gazetarë të disa medieve që kanë vazhduar të punojnë zakonshëm, pa masa mbrojtëse. Begolli tregon që në këtë periudhë, AGK-ja u ka dalë në ndihmë gazetarëve duke iu dhënë mbi 300 pako doreza, maska dhe dezinfektues. Këshillimet psikologjike do të ishin gjithashtu një formë e nevojshme e mbështetjes për gazetarët, por që kjo ka munguar në të katër shtetet.

Krahas masave mbrojtëse dhe mbështetjes për gazetarët, një tjetër çështje e rëndësishme është qëndrueshmëria e medieve dhe siguria e punës së gazetarëve. COVID-19 ndikoi që gazetarë të humbin vendin e punës, e të tjerë të vazhdojnë punën me pagë më të ulët. Në të katër shtetet kishte gazetarë që mbetën pa kontratë dhe ndër ta ishte edhe Omeragic, i cili ishte në mesin e 10 punëtorëve që u larguan nga gazeta Oslobođenje. Omeragic thotë se është i befasuar me largimin e gazetarëve nga disa media, veçanërisht, potencon ai, të gazetarëve të mirë. Në Kosovë, për shkak të pandemisë u mbyllë gazeta Zëri dhe mbetën të papunë 22 punëtorë. Në Shqipëri, Çipa thotë se u prekën rreth 12% e punonjësve medial ndërkaq 47 gazetarë humbën vendin e punës. Në Maqedoninë e Veriut, Duridanski tregon që pesë gazetarë mbetën pa punë. Fenomeni i zvogëlimit të pagave ishte i përhapur në të katër shtetet ndërkaq për dallim nga Kosova, në Shqipëri e Maqedoni të Veriut nuk ka mbyllje të medieve gjatë kësaj periudhe.

Presioni financiar, frika nga humbja e vendit të punës, përballja direkte me rrezikun për tu infektuar ishin disa nga aspektet më të prekura të punës dhe jetës së gazetarëve. Kryetari i UGSH-së, Çipa thekson që në Shqipëri deri tani janë 5 raste të konfirmuara të gazetarëve të prekur nga virusi, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre. 

Shpërthimi i dezinformimit dhe mungesa e strategjisë për ta luftuar atë

Që nga shfaqja i pandemisë, pati shpërthim të dezinformatave që ndërlidheshin me COVID-19. Interesimi i madh i qytetarëve për të marrë më shumë informacione rreth koronavirusit rezultoi me rritje të shpërndarjes së dezinformatave, posaçërisht në media sociale.

Në shtetet e rajonit nuk ka një strategji se si duhet të luftohen dezinformatat, megjithatë nuk mungojnë iniciativat, qoftë nga organizata jo-qeveritare apo media të caktuara, të cilat përpiqen që të luftojnë drejtpërdrejt një dezinformatë që bëhet virale në media sociale. Duridanski nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave mendon se kur media e bën punën e saj, atëherë nuk ka nevojë për “forcë speciale” që ta luftojë dezinformatën. Që profesionalizmi është metoda më e mirë për të luftuar dezinformimin e thonë edhe Yzeiri, Kelmendi e Milojevic.

Burimet e dezinformimit variojnë dhe motivet e shpërndarjes së një dezinformate janë të ndryshme. E përbashkëta në të katër shtetet është që media sociale shihet si burim kryesor i dezinformimit. Pastaj, personat që shpërndajnë dezinformata janë të ndryshëm, prej atyre që thjesht dëshirojnë të fitojnë vëmendje, siç thotë Kelmendi, e deri te ata që shfrytëzojnë situatën për interesa të caktuara politike apo biznesore, siç thekson Omeragic.

Një tjetër pikë e përbashkët në të katër shtetet është fakti se intensiteti i dezinformatave është rritur pas shfaqjes së pandemisë. Kjo mund të konsiderohet e natyrshme për shkak se interesimi i njerëzve për temën e koronavirusit ka shtyrë edhe ata që merren me dezinformata, të fokusohen pikërisht në këtë krizë, si tema kryesore e këtyre muajve. Kelmendi e Milojevic theksojnë se fillimi ishte kritik, ndërkaq, me kalimin e kohës u zvogëlua edhe numri i dezinformatave. Në Kosovë, krahas krizës shëndetësore, shoqëria ka përjetuar edhe një krizë politike, megjithatë, në aspektin e shpërndarjes së dezinformatave, kanë dominuar ato me tematikë që ndërlidhet me COVID-19. Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë, dezinformatat për koronavirusin u përdorën edhe për shpërqendrim të vëmendjes, për faktin se nuk publikohej asnjë informacion në lidhje me prokurimet e diskutueshme publike, thekson Milojevic. 

Liria e medies u kërcënua më së shumti në Shqipëri dhe Bosnje

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i gazetarisë që është hulumtuar në këtë analizë është liria e informimit dhe e gazetarit. Përgjysmimi i stafit ka ndikuar edhe reduktimin e mundësisë së qasjes në informacione dhe dokumente publike, potencojnë Begolli dhe Duridanski. Çipa shton se është shumëfishuar centralizimi i informacionit zyrtar, duke vënë edhe një herë në pah vështirësitë me të cilat përballen gazetarët në Shqipëri, për shkak të institucioneve që vështirë iu ofrojnë gazetarëve qasje në dokumente publike. Ndërkaq, Kelmendi potencon se një nga gjërat pozitive të pandemisë është rritja e bashkëpunimit media-institucione në Kosovë. Në rastin e Bosnjes, Milojevic përmend se si ka qenë e vështirë të arrihet te një informacion tjetër i rëndësishëm, përveç nëse ka qenë i ndërlidhur me pandeminë.

Liria e medieve u kërcënua më së shumti në Shqipëri dhe në Bosnje e Hercegovinë. Çipa tregon se si në Shqipëri ka pasur penalizime për media dhe gazetarë me pretekst për mosrespektim të distancimit social në redaksi dhe studio televizive. Ai gjithashtu përmend gjobën ndaj TV Ora si dhe nënvizon që ka pasur mbi katër raste të dhunës dhe cënimit të integritetit fizik të gazetarëve që kanë tentuar të raportojnë nga mjediset spitalore dhe ato të shëndetësisë publike për raste dhe situata pandemike. Ndërkohë, Yzeiri përmend edhe thirrjet e kryeministrit Rama drejtuar publikut shqiptar që të qëndrojnë larg medieve. Në Bosnje e Hercegovinë kishte ndërhyrje të shtetit në lirinë e shprehjes përmes një dekreti që trajtonte përhapjen e panikut, por që u tërhoq më pastaj, pas reagimit publik dhe organizatave ndërkombëtare. Në Maqedoni nuk kishte iniciativa ligjore të tilla, ndërkaq, Duridanski thekson se ishin pesë sulme ndaj gazetarëve. Gazetarët u penguan në punën e tyre edhe në Kosovë dhe gjatë pandemisë janë regjistruar tri raste, konfirmonBegolli. Pra, kishte kërcënime për lirinë e medies dhe ato u shpërfaqën në mënyra të ndryshme në të katër shtetet.

Në lirinë e gazetarit është shumë e rëndësishme edhe privatësia e tij. Të intervistuarit potencojnë se janë të vetëdijshëm për cënimin e privatësisë, si rrjedhojë e zhvillimeve teknologjike, por ngritin nevojën për përdorim të kanaleve të sigurta të komunikimit. Kelmendi thotë se përdorimi i teknologjisë rrit hapësirën për të qenë i survejuar ose i përgjuar dhe kjo ka rrezik të keqpërdoret, ndërkaq Yzeiri mendon se privatësia është vjedhur me kohë, mirëpo ka krijuar edhe imunitet në komunitetin e gazetarëve.

Gazetaria pas pandemisë, parashihen dy rreziqe kryesore

Po, si e shohin të intervistuarit, gazetarinë pas pandemisë. Implikimet financiare duket të jenë të pashmangshme dhe kjo i shqetëson edhe gazetarët në këto katër shtete. Duridanski mendon se ka rrezik që të pranohet kjo mënyrë e punës sikurse gjatë pandemisë, me më pak njerëz, më shumë përdorim të mjeteve digjitale për komunikim, që mund të çojë në nevojë më të vogël për punëtorë dhe më pak raportime nga terreni, e cila sipas Duridanskit, epilog do të jetë një gazetari më pak cilësore.

Manasiev parasheh se do të ketë më shumë përdorim të mjeteve digjitale dhe përfshirje më të madhe të mobile journalism. Pikërisht, përdorimit më të madh të teknologjisë i druhetKelmendi, që shton se kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm dhe sipas tij, gazetaria mund të humb shumë nëse zëvendësohet kontakti apo intervista e drejtpërdrejt me komunikimin nëpërmjet mjeteve digjitale. Yzeiri shpreson që kjo situatë pandemike do t’i bëjë mediet më të përgjegjshme, më të kujdesshme dhe më objektive, ndërkaq Milojevic potencon faktin se ekziston pasiguri absolute në Bosnje e Hercegovinë dhe parasheh pasoja të rënda financiare për medien, pas pandemisë.

Një gjë është e sigurt, jeta e secilit prej nesh ka ndryshuar që nga shfaqja e pandemisë dhe do të jetë ndryshe, edhe pasi të kalojë kjo pandemi. Njësoj mund të themi edhe për gazetarinë, sepse tek e fundit ajo buron nga shoqëria dhe është reflektim i shoqërisë në të cilën funksionon. Pandemia ka shpërfaq edhe një herë rëndësinë e medies, rëndësinë e gazetarit dhe ka rikonfirmuar se nuk mund të mbështetemi në informacione të cilat përgatiten nga ata që nuk janë të thirrur për të bërë gazetari, nga ata të cilët nuk e kuptojnë lajmin apo rolin e medies në shoqëri.

Analiza u punua nga Dren Gërguri.

Për këtë analizë u intervistuan (renditja alfabetike):

Adriatik Kelmendi – Klan Kosova/Kosovë

Aleksandar Manasiev – VidiVaka/Maqedoni e Veriut

Aleksandër Çipa – UGSH/Shqipëri

Brikenda Rexhepi – Koha Ditore & KTV/Kosovë

Darko Duridanski – SSNM/Maqedoni e Veriut

Darko Omeragic – Oslobodenje/Bosnje

Elert Yzeiri – A2CNN/Shqipëri

Gentiana Begolli – AGK/Kosovë

Goran Lefkov – Inbox7/Maqedoni e Veriut

Milorad Milojevic – Radio Evropa e Lirë/Bosnje

The post Analizë rajonale e efekteve të COVID-19 në mediet e Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Këta katër artikuj do ta zhdukin çdo gjurmë të herpesit: Nuk lë shenja, shëron lëkurën në çast!

Herpesi, pra, është pasojë e infeksioneve me virusin Herpes simplex, ndërkaq bartet nëpërmjet puthjeve, prekjeve, si edhe me përdorimin e garniturave të përbashkëta të ushqimit

Pasi që të infektohemi, ky virus vazhdimisht është i pranishëm në trup, i fshehur në nervin afër gojës dhe hundës, ndërkaq në sipërfaqe del pasi që të na bie imuniteti.

Po ju japim disa propozime se si të luftoni me herpesin në mënyrë tërësisht natyrale, pas të cilit nuk do të mbeten shenja në buzë, transmeton Telegrafi.

1. Bëni tretje të dendur nga tre thelpinj hudhre, të grirë imët dhe 100 g mjaltë. Me këtë tretje lyeni pjesët e infektuara.

2. Herpesi mund të eliminohet edhe nëse do të lyeni me tre për qind hidrogjen apo vaj kungulli të cilin mund ta blini në të gjitha shitoret e ushqimit të shëndetshëm.

3. Edhe një ilaç natyral për herpesin është mielli i hikrrës. Bëhet thjesht. Një lugë miell qiteni në dy filxhan ujë të vluar, zieni pak dhe tretjen e tillë lyeni mbi pjesët e infektuara.

4. Përzieni një lugë kripë dhe një lugë sodë bikarbonati me pak ujë dhe do të keni tretje të dendur të cilën do ta përdorni disa herë gjatë ditës. Si ilaçe natyrale kundër herpesit janë edhe aloe vera, menta dhe propolisi. /Telegrafi/

The post Këta katër artikuj do ta zhdukin çdo gjurmë të herpesit: Nuk lë shenja, shëron lëkurën në çast! appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë.

Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, duke vazhduar të qëndrojnë në garë për titull.

Munishi deklaroi pas takimit se është i kënaqur me lojën që bënë lojtarët e tij, ndërsa pas rezultatit 3-0 vendosi të respektonte kundërshtarin.


Ballkani i qëndron afër Dritës në fitoren bindëse ndaj VushtrrisëBallkani i qëndron afër Dritës në fitoren bindëse ndaj Vushtrrisë

“Isha i kënaqur me angazhimin, ishte paksa vapë, kemi pasur shumë lojë e shumë ngarkesë. Isha i kënaqur me gjithë futbollistët”, ka thënë trajneri i Ballkanit për Super Sport Kosova.

“Pas rezultatit 3:0 desha ta respektoj kundërshtarin si dhe futbollistët që nuk janë inkuadruar më herët. Në përgjithësi jam i kënaqur me ndeshjen”.

“Skuadra e jonë është shumë e gatshme për arsye se jemi të vetmit që kemi luajtur çdo ndeshje, çdo ndeshje kundërshtarin e fort, pra për neve nuk është asgjë e re”, përfundoi Munishi.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Drita. /Telegrafi/

The post Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com