Turisti kosovar humb jetën në Velipojë

Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Velipojës.

Jusuf Kryeziu, 84-vjeç, i cili ishte pushues nga Kosova, ka ndërruar jetë, për shkak të infarktit, raporton Top Channel.

Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e Shqipërisë.

Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte./Telegrafi/

The post Turisti kosovar humb jetën në Velipojë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Zaev: Gruevski me antikvizimin deshi të mbjell diçka që nuk ishte maqedonase

Kryeministri Zoran Zaev sot nëpërmes rrjetit Facebook iu përgjigj akuzave të një pjese të mediave për atë se ka deklaruar ishte i pranishëm në një histori të huaj. Ai më tej shpjegoi se maqedonasit nuk kanë marrë pjesë në histori të huaja, por Gruevski bëri një identifikim me një antikvizim, me të cilin donte të mbillte diçka që nuk ishte pjesë e natyrshme e as thelbësore e rrënjës kombëtare maqedonase.

“Unë shumë shpesh dhe shumë jam duke folur në lidhje me keqpërdorimin e historisë për qëllime politike. Ky ishte rasti me intervistën për televizionin grek “Alfa”, të cilit më kërkuan dhe u përgjigja për politikat e dëmshme të nacionalizmit dhe antikrizave. Nuk mund të ma hidhni diçka që nuk e kamë bërë, por e Gruevski dhe makineritë e tij ideologjike e kanë bërë për 10-11 vjet.

Maqedonasit nuk kanë marrë pjesë në histori të huaja, por Gruevski dhe të dëgjuarit e tij politike dhe kuazi-ekspertë, të cilët u nisën në një ofensivë mediatike për të justifikuar inxhinierinë e identitetit. Jo populli maqedonas, por Gruevski dhe propaganda e tij kryenin inxhinierinë e identitetit për të mbjellë diçka që nuk është pjesë e natyrshme dhe as thelbësore e rrënjës kombëtare maqedonase. Kryen një operacion masiv dhe kulturor të quajtur antikuizimi për të burokratizuar një komb të tërë dhe me këtë për të na përçarë me të gjithë fqinjët. Ata kanë arritur të na mbajnë në izolim për një dekadë të tërë. Dhe ndërsa ata ngritën dhe nxitën debatet e dyshuara për atë se kush jemi dhe çfarë jemi, ata na futën në izolim dhe i hodhën prioritetet tona në bodrumet e errëta, BE-në dhe NATO-n”, shkruan Zaev./Telegrafi/

The post Zaev: Gruevski me antikvizimin deshi të mbjell diçka që nuk ishte maqedonase appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Pas thirrjeve të ShBA-së dhe BE-së, deputetët thonë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke

Deputetët e koalicionit qeverisës kanë komentuar deklaratat e këshilltar të presidentit Donald Trump i cili është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Bolton përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me Daçiqin janë pajtuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara.

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se edhe kjo thirrje e kabinetit të Trump mund të përfundojë si thirrjet e liderëve të BE-së.

“Ka kohë që dialogu ka marrë një kthesë më ndryshe. Shteti Serb përveç mos përmbushjes së obligimeve ka penguar edhe në shumë procese të anëtarësimit të Kosovës në Organizata ndërkombëtare. Edhe kjo thirrje nga kabineti i Presidentit Trump mund të përfundojë si ato të liderëve tjerë të BE-së”, ka thënë ai.

Pajaziti ka theksuar se presioni ndaj Beogradit duhet të jetë i prerë për njohjen e Kosovës.

“Mendoj që kërkesa dhe presioni ndaj Beogradit duhet të bëhet i qartë, dhe i prerë vetëm për njohjen e Republikës së Kosovës. Edhe në vazhdimin e mëtejmë të bisedimeve nuk pritet një ndryshim në kursin e Beogradit zyrtar”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Ahmeti Isufi nga AAK, ka thënë për Telegrafin së Kosovës është e gatshme për dialog pa kushtëzime.

“Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime, dhe Kosova është treguar e gatshme për të dialoguar por pa kushtëzime. Po ashtu Kosova është e gatshme për dialog në nivel të barabartë si dy shtete duke pasur parasysh marrëveshjen për njohje reciproke e cila garanton stabilitet në rajon”, ka thënë ai.

Në anën tjetër anëtari i kryesisë së Nisma-së, Fazli Hoxha, ka thënë për Telegrafin e gjithë skena politike duhet të jetë e bashkuar lidhur me dialogun.

“Zoti Limaj gjithmonë ka qenë unifikues i skenës politike, dhe është i gatshëm që të merren vendime e veprime konkrete që ecin përpra, që të vijmë deri në një përfundim mbi çështjet e delegacionit, pasi që nuk mund të mbesim peng si shtet. Duhet ta bëjmë edhe ne hapin e parë, të jemi të përbashkët. Të gjithë të jemi të bashkuar sa i përket temës së dialogut dhe ta përmbyllim. Nuk mund të shkojmë në mënyrë individuale thjesht si lidership, nuk mund ta lidhim në aspektin elektorial”, ka theksuar ai.

Sipas tij është obligim i Qeverisë të përmbyllet çështja e delegacionit.

“Edhe ekspertët , edhe politika le të jemi të bashkuar ta përmbyllim çështjen e delegacionit se është obligim edhe kushtetues edhe shtetëror, por edhe si Qeveri kemi përgjegjësi”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, kishte vlerësuar se kërkesa e bërë nga deputetët e opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes për Ligjin për Dialogun është pranuar, dhe se delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./Telegrafi/

The post Pas thirrjeve të ShBA-së dhe BE-së, deputetët thonë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Veseli flet për festat e Speciales: Ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka folur për ftesat që u janë dërguar luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e për intervistim.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këto ftesa nuk duhet të lejohet të shkaktojnë huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide.

Kosova shtet i pavarur dhe sovran, është produkt i kësaj sakrifice sublime të qytetarëve tanë. Është e arritur e luftës së tyre për liri, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa shteti jonë, është siguria e jetës për fëmijët dhe kombin tonë”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.

Ndryshe, sëfundi, përveç Ramush Haradinajt, ftesë nga Specialja kanë marrë edhe, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,e disa të tjerë. /Telegrafi/

The post Veseli flet për festat e Speciales: Ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Blerja rekord e West Ham për 50 milionë euro, prezantim interesant i numri të tij të fanellës nga kubi

Sebastien Haller është ylli i fundit që do të luajë në në kryeqytetin anglez tek klubi i West Ham.

Francezi ka ardhur nga Eintracht Frankfurt për plot 50 milionë euro te West Ham, që është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.

Një biznes i jashtëzakonshëm nga Frankfurti që e kishte blerë vetëm për 7 milionë nga Utrecht.

25-vjeçari ka zgjedhur numrin që do të mbajë në fanellë.  Edhe pse luan si qendërsulmues tipik dhe eventualisht duhet të mbajë numrin 9, nuk do të ndodhë kështu.

Haller do të ketë mbi shpinë numrin 22.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i nëpërmjet një video,shumë të bukur ku përmes një grafiti në rrugët e Londrës, pikturohet numri i tij. /Telegrafi/

The post Blerja rekord e West Ham për 50 milionë euro, prezantim interesant i numri të tij të fanellës nga kubi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Ankesa të shumta për shtrembërim të shqipes, Sela: Vonesa e formimit të inspektoratit shkakton pengesa

Çdo ditë vijnë ankesa dhe kërkesa nga institucionet dhe qytetarët për shtrembërimin dhe mospërdorimin e drejtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kështu u shpreh drejtori i Agjencisë për zbatimin e këtij ligji, Ylber Sela. Duke përmendur kompetencat e Agjencisë, Sela tha se edhe pse kanë kaluar 6 muaj që kur ka hyrë ligji në fuqi ende nuk ka ligj për Inspektorat dhe kjo krijon dilema te qytetarët për kompetencat e agjencisë dhe inspektoratit.

“Neni 20 e thotë shumë qartë që për monitorimin e zbatimit të plotë dhe të përpiktë të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve, formohet inspektorat për përdornim e gjuhës. Do të ishte e udhës që Inspektorati të krijohet sa më shpejti sepse në bëjmë tani punë të dyfishtë, sepse njerëzit nuk e kanë lexuar ndoshta ligjin dhe kanë dilema dhe drejtohen menjëherë të Agjencia pse nuk është bërë kjo e kështu me radhë dhe ne mandej për t’i mbuluar të gjitha kritikat, dalim dhe bëjmë punë që nuk i kemi në kompetencë tonë”, tha drejtori i Agjencisë për përdorimin e ligjit për gjuhët, Ylber Sela.

Sela thotë se ka institucione që nuk shprehin vullnet për zbatimin e ligjit për përdorimit të gjuhëve sepse shfrytëzojnë mungesën e Inspektoratit për inspektim. Ndërsa institucionet ku nuk janë të sigurt në përkthime t’i drejtohen Agjencisë që t’ju vijë në ndihmë. Po ashtu në vend ka mungesë të kapaciteteve se ju drejtohen Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për ndihmë me përkthimet që të mos lejohen gabime të mundshme.

“Nga përvoja që kemi pasur deri tani gabimet bëhen nga përkthyes të cilët nuk janë adekuat, pra nuk janë përkthyes të diplomuar. Nga ana tjetër mospërdorimin i gjuhës shqipe si zyrtare ka bërë që njerëzit janë mësuar me atë logjiken me shumë fjalë maqedonase, përkthimi i drejtpërdrejtë dhe nga ana tjetër ka edhe përkthime që bëhen të qëllimshme të cilët shkaktojnë huti dhe nervozizëm tek qytetarët”, deklaroi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për përdorimin e ligjit për gjuhët.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë e cila është përgjegjëse për përpilimin e ligjit për Inspektorat shtetëror thonë se ligji është në proces të harmonizimit institucional dhe se propozim-ligji është publikuar në ENER në fillim të muajit qershor të këtij viti./Tv21/

The post Ankesa të shumta për shtrembërim të shqipes, Sela: Vonesa e formimit të inspektoratit shkakton pengesa appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Barca cakton çmimin e Malcom dhe i njofton përfaqësuesit e tij se mund të largohet

Barcelona do ta lejojë largimin e Malcom për 60 milionë euro, pasi që klubi dëshiron të grumbullojë fondet për objektiva të tjera.

Braziliani u transferua në Camp Nou në verën kaluar nga Bordeaux për 40 milionë euro, mirëpo ai nuk arriti t’i plotësonte pritshmëritë te katalunasit.

Për këtë arsye, Blaugranët duan të fitojnë nga shitja e tij, prandaj sipas Marca, klubi i ka njoftuar përfaqësuesit e lojtarit se ai mund të largohet për 60 milionë euro.


Të gjitha lajmet nga MalcomTë gjitha lajmet nga Malcom

Klubet angleze, Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspur, kanë shprehur interesim për shërbimet e Malcom, i cili pas transferimit të Antoine Griezmann, do të ketë akoma më pak hapësira në skuadër.

Nga ana tjetër, deri më tani, përfaqësuesit e futbollistit nuk kanë bërë kërkesë për largim e as që kanë shprehur interesim që braziliani të ndërrojë ambient.

Situata e Malcom do të komplikohej akoma më shumë, në rast se Barca arrin ta kthejë sulmuesin tjetër brazilian, Neymar, sepse do të duhej ta largonin domosdoshmërisht një lojtar që është nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

The post Barca cakton çmimin e Malcom dhe i njofton përfaqësuesit e tij se mund të largohet appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Qeveria pranon kërkesën e Dragan Danevit për RTVM-në

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot vendosi që Radio Televizioni Kombëtar (RTK) ose me të vjetrën RTVM mori mundësinë për qasje më të lehtë në marrëveshjet për nënshkrim të të drejtave nga garat sportive ndërkombëtare dhe ngjarjet që përfaqësojnë interes të veçantë publik për qytetarët, u vendos në seancën e sotme të qeverisë.

“Në seancën e sotme, Qeveria pranoi mendimin e Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës për pëlqimin e kërkesës për interpretim autentik të nenit 105 paragrafi 3 të Ligjit për Shërbimet e Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të paraqitur nga deputeti Dragan Danev”, deklarojnë nga konferenca e shtypit të qeverisë

Nga atje theksojnë se, Neni 105 i Ligjit të ASHMAA përcakton që Radio Televizioni Kombëtar mund të gjenerojë të ardhura shtesë nga shitja e programit dhe shërbimeve, si dhe nga komunikimet komerciale, dhe me kërkesën për interpretim autentik, mundësia për RTVM-në të bëhet më e lehtë për lidhjen e marrëveshjeve të të drejtave nga garat sportive ndërkombëtare dhe ngjarjet që përfaqësojnë një interes të veçantë publik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post Qeveria pranon kërkesën e Dragan Danevit për RTVM-në appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Besnik Gojani: Agim Cana mbetet në krye të Vllaznimit

Të gjitha polemikave se a do vazhdojë apo jo me drejtimin e Klubit Futbollistik, Vëllaznimi, Agim Cana, iu erdhi fundi. 

Menaxheri i përgjithshëm i klubit të Vëllaznimit, Besnik Gojani ka konfirmuar se Agim Cana do rikthehet në punë pas tre ditësh.

“Gjakova është me fat që ka një president klubi si zoti Cana. Çdo klub lakmon ta ketë afër një person si zoti Cana. Janë disa spekulime. Nuk e di pse ne jemi ndëshkuar si klub. Zoti Cana është momentalisht në pushime. Edhe ne jemi familjarë dhe kemi nevojë për 15 ditë pushime”, tha për RTV Dukagjinin, Besnik Gojani.

Ai thotë se Cana ka edhe përkrahjen maksimale të kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

“Kryetari Gjini ka dalë në ndihmë të klubit të Vllaznimit duke ftuar disa biznesmen që do të jenë në krahë të zotit Cana për një Vëllaznim të qëndrueshëm ku edhe do të ketë disa reforma të reja në klub”, shtoi Besnik Gojani, përcjell Telegrafi.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit të Vëllaznimit ka thënë se nga e mërkura, Vëllaznimi me trajnerin e ri do të fillojnë përgatitjen për sezonin e ri.

“Ditën e mërkurë shefi i posa emëruar i shtabit do të formojë ekipin dhe do të startojë me përgatitje. Takimi do të jetë të mërkurën në ora 16:00”, tha ndër të tjera Besnik Gojani./RTV Dukagjini/Telegrafi/

The post Besnik Gojani: Agim Cana mbetet në krye të Vllaznimit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Shoqëria civile dhe deputetët kundërshtojnë krijimin e Komisionit parlamentar për hetimin listave të veteranëve

Kërkesës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe njëherësh pastrimin e tyre, shoqëria civile dhe deputetë  të Kuvendit i janë përgjigjur negativisht.

Kjo sipas tyre është ndërhyrje në gjyqësor dhe njëherësh keqpërdorim i komisioneve hetimore parlamentare.

Betim Musliu nga konsideron se kjo iniciativë përbën ndërhyrje në punën e drejtësisë, pasi sipas tij lidhur me rastin ‘Veteranët e rrejshëm’ është ngritur aktakuzë.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka thënë se më trajtimin e kësaj çështjeje duhet të merret vetëm Komisioni Shtetëror.

“Qytetarët dhe vetë veteranët e UÇK-së kanë nevojë që të arrihet e vërteta, por e vërteta nuk mund të arrihet duke krijuar trupa paralele”, tha Hoti, për RTV21.

Sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, çdo involvim i politikës në këtë çështje do ta dëmtojë procesin e hetimit.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, konsideron se kryeparlamentari Veseli mund të zgjedh rrugë më të shkurtër për zgjidhjen e çështjes dhe opsioni i fundit është formimi i Komisionit hetimor.

The post Shoqëria civile dhe deputetët kundërshtojnë krijimin e Komisionit parlamentar për hetimin listave të veteranëve appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com