comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Artistja dhe aktivistja Ms. Indefinite realizon video-performancën “Marigona nuk e qëndisë më flamurin”

Artistja dhe aktivistja feministe, e njohur me emrin artistik Ms. Indefinite përmes një video-performance dhe instalacioneve ngrit zërin për të drejtat e gruas në Kosovë.

Ajo përmes artit si krijim shpreh kritiken shoqërore dhe revoltën ndaj dukurive në shoqërinë tonë.

Artistja trajton në mënyrë kreative dhe në formë revoltuese çështjet e drejtësisë dhe barazisë në shoqërinë kosovare.

Foto: MS Indefinite/Instagram

Ms. Indefinite së fundi, në kuadër të Festivalit FemARt ka bërë një tjetër video-performancën që u realizua tek Gjykata Themelore në Ferizaj.

Video-performanca mban titullin “Marigona nuk e qëndisë më flamurin” dhe është dedikim për Marigona Osmanin, 18-vjeçarja që u vra dhe u dhunua fizikisht nga partneri i saj, Dardan Krivaqa.

Foto: MS Indefinite/Instagram

Me një mesazh të fuqishëm dhe mjaft domethënës, ajo edhe një herë ka ngritur zërin për dhunën ndaj femrës.

 

View this post on Instagram

The post Artistja dhe aktivistja Ms. Indefinite realizon video-performancën “Marigona nuk e qëndisë më flamurin” appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com