Arrestohet një person në Sllatinë të Tetovës, është prezantuar rejshëm si inspektor policie

Policia njoftoi se një person nga fshati Sllatinë është privuar nga liria për shkak se është prezantuar si inspektor policor.

“SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër G.H (28) nga fshati Sllatinë të Tetovës për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “prezantim i rremë’”, thonë nga policia.

Sipas raportit, më 26 shkurt në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, i arrestuari është prezantuar si inspektor policor, ndërsa pas denoncimit nga një qytetar ai është arrestuar dhe dërguar në stacion policor./Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Sllatinë të Tetovës, është prezantuar rejshëm si inspektor policie appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com