Arratiset nga Maqedonia mjeku i gjykuar Damçevski

Nikollçe Damçevski, një gjinekolog që gënjeu një grua shtatzënë për nëntë muaj që ajo ishte shtatzënë, është arratisu nga Maqedonia. Në vend që të vuajë dënimin me burg të caktuar për dy vjet, një vendim i cili është i zbatueshëm, ai iu iku autoriteteve gjyqësore të Maqedonisë. Përveç dënimit me burgim të konfirmuar nga Gjykata e Apelit, Damçevski gjithashtu ka ndaluar kryerjen e veprimtarisë për një periudhë prej 8 vjetësh.

Ndërsa autoritetet e drejtësisë së Maqedonisë dhe Ministria e Brendshme ende po kontrollojnë se ku është, sipas tlevizionit “Nova” ai gjendet në Bullgari ku punon lirshëm si gjinekolog në Qendrën Mjekësore Shtetërore “Majçin Dom”. Atje Damçevski lirshëm cakton termine dhe mjekon pacientët.

Edhe pse Oda e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë ia ka marr licencën për punë, ai arriti të punësohet si një gjinekolog-akusher në një nga institucionet shëndetësore më të rëndësishme në Sofje.

Jo vetëm kjo Damçevski është bërë anëtarë edhe i Lidhjes së Mjekëve të Bullgarisë. Nga Lidhja e Mjekëve të Bullgarisë konfirmuan se Damçevski nga viti 2018 është i pafajshëm./Telegrafi/

The post Arratiset nga Maqedonia mjeku i gjykuar Damçevski appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com