comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Apeli i Napolit rrëzohet: Fitorja i takon Juventusit dhe mbetet dënimi me një pikë

Apeli i Napolit kundër rezultatit zyrtar 3-0 që iu dha Juventusit, duke u penalizuar edhe me një pikë është refuzuar, pasi është vendosur që klubi napolitan ka thyer protokollin e COVID-19 duke refuzuar të udhëtojë.

Napoli nuk kishte udhëtuar për në ndeshjen e Serie A në Torino më 4 tetor, pasi mori një shënim nga autoriteti lokal i shëndetit (ASL) që i urdhëronte ata të qëndronin në vet-izolim.

Kjo sepse ata kishin dy raste pozitive me COVID-19, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas.

Klubi menjëherë anuloi fluturimin dhe prenotimin e hotelit për ndeshjen.

Lega Serie A vendosi që Napoli nuk ndoqi protokollet ekzistuese për COVID-19, të cilat shkruajnë se ekipi mund të udhëtonte.

Këtë mbrëmje, Gjykata Sportive e Apelit hodhi poshtë ankesën e Napolit, duke konfirmuar rezultatin 3-0 për Juventusin dhe penalizmin me një pikë.

Napoli do të paraqesë një apel tjetër në CONI dhe mbase edhe në gjykatat civile.

Shumë klube në Serie A kanë luajtur ndeshje edhe me më shumë se dy lojtarë me COVID-19, duke i qëndruar protokollit mjekësor ekzistues për të cilin kishin rënë dakord. /Telegrafi/

The post Apeli i Napolit rrëzohet: Fitorja i takon Juventusit dhe mbetet dënimi me një pikë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com