comment Add Comment
Posted on Last updated

Ambasadori i ri britanik në Shkup: Mbretëria e Bashkuar është mik besnik i RMV-së

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut Matthew Loson, ka dërguar mesazh mbështetës për Maqedoninë e Veriut.

Në një video fjalim, ai thotë se në mandatin e tij do të angazhohet për forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Gjatë mandatit tim do të punojë për forcimin e marrëdhënieve në mes Britanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Britania është treguar mik besnik i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i fuqishëm i qëllimeve strategjike të shtetit. Japim mbështetje të plotë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe bashkëpunimin si partnerë të NATO-s. Do të punojmë për rritjen e këmbimit tregtar në mes Britanisë dhe RMV-së, si dhe afrimin e vendeve dhe kulturave tona”, tha Lonson./Telegrafi/

Ndryshe, Lawson në Shkup vjen pas kryerjes së funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij thuhet se ka kryer funksionin e zëvendës shefit të misonit britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanadë nga viti 2013 deri në vitin 2015.

The post Ambasadori i ri britanik në Shkup: Mbretëria e Bashkuar është mik besnik i RMV-së appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com