Aktorja e “Star Trek”, Stephanie Niznik ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare
Stephanie Niznik ka ndërruar jetë në fund të muajit qershor, ndërsa lajmi për vdekjen e saj është bërë tash publik, nga i cili kanë mbetur të pikëlluar fansa të shumtë të realizimeve të saja televizive dhe filmike.
Ajo u bë e famshme përmes roleve në serialin “Everwood” dhe në franshizën “Star Trek”, ndërsa më pas realizoi edhe disa role të suksesshme në seriale të popullarizuara.

Stephanie Niznik (Foto: Getty Images/Guliver)
Aktorja lindi në Maine, ku edhe u rrit, ndërsa e provoi botën e filmit përmes disa roleve më të vogla. Paraqitja në “Star Trek” ishte ndër angazhimet më serioze të saj.
Nga rolet televizive, përmendin edhe shfaqjen e saj në serialet, si “Lost”, “NCIS”, “CSI: Miami”, “Murder She Wrote” e “Grey’s Anatomy”.
Krahas karrierës, është marrë në mënyrë aktive edhe me punë bamirëse duke i ndihmuar fëmijët dhe kafshët. /Telegrafi/
The post Aktorja e “Star Trek”, Stephanie Niznik ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com