comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Aktori Dick Van Dyke flet për martesën me partneren e tij, e cila është 46 vite më e re

Arlene Silver nuk priste të gjente dashurinë kur u takua për herë të parë me Dick Van Dyke.

Ishte viti 2007 kur aktori mori pjesë në Screen Actors Guild Awards, gjersa atë mbrëmje ai filloi të bisedonte me grimeren teksa po e rregullonte.

“Përshëndetje, unë jam Dick”, kujtoi Silver kohët e fundit për Closer Weekly.

Dick Van Dyke me bashkëshortin (Foto: Getty Images)

“Gjëja e parë që e pyeta ishte: “A nuk ishe ti në “Mary Poppins?” Ne u bëmë menjëherë si miq, kështu që nuk dukej sikur ai ishte shumë më i vjetër se unë”.


Të gjitha lajmet nga Dick Van Dyke
Të gjitha lajmet nga Dick Van Dyke

Sipas gazetës, 96-vjeçari më parë kishte dy lidhje të gjata që zgjatën mbi 30 vjet.

Ndërsa një romancë lulëzoi mes dyshes, Van Dyke ishte i shqetësuar se publiku do të kundërshtonte diferencën e tyre në moshë.

Dick Van Dyke me bashkëshortin (Foto: Getty Images)

Gjashtë vjet pas takimeve, ata thanë “Po” në vitin 2012.

“Ne ndajmë një qëndrim”, tha ai, “Ajo mund të ecë me rrjedhën. Ajo pëlqen të këndojë dhe kërcejë, gjë që ne e bëjmë pothuajse çdo ditë. Ajo është thjesht e lezetshme”.

Dick Van Dyke (Foto: Amanda Edwards/Getty Images)

Silver tha se jeta me Van Dyke është e lumtur. /Telegrafi/

The post Aktori Dick Van Dyke flet për martesën me partneren e tij, e cila është 46 vite më e re appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com