Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shtatë të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditen e të dielës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.

Bëhet e ditur se janë lënduar shtatë persona.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të temperaturave në vendin tonë Policia apelon për të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes, t’i respektojnë rregullat e trafikut.

Vetëm ditë më parë dy persona kanë vdekur në aksident komunikacioni./Telegrafi/

The post Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shtatë të lënduar appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com