Ahmeti: Janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook, se në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik.

Ai ndër tjera ka shkruar se 53 nga ta janë 53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin), transmeton Telegrafi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ahmetit

Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave.

Edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo.

53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)

35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

15 punëtorë komunal prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

103 testime

17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)

12 me antitrupa IGG

P.S. bashkangjitur eshte nje grafikon qe shpjegon shfaqjen e antitrupave (proteinave) IGG dhe IGM.

The post Ahmeti: Janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com