Jorginho do të presë disa ditë për të mësuar nëse ka ndonjë të vërtetë në lidhje me interesimin e Juventusit për shërbimet e tij – ka thënë agjenti i lojtarit, Joao Santos.
Mesfushori e ndoqi Maurizio Sarrin duke u transferuar nga Napoli te Chelsea në verën e kaluar, ndërsa tash strategu italian ka nënshkruar me Juventusin dhe po spekulohet edhe për një rikthim të 27-vjeçarit në Serie A.
“Sarri e ka dëshmuar edhe te Napoli edhe te Chelsea se është trajner i nivelit të lartë. Në një klub si Juve, i cili ka qenë i organizuar shumë mirë me vite të tëra, ai vetëm sa mund të përmirësohet dhe të vazhdojë me fitore”.
“E kam përcjellë Sarrin për pesë vite dhe stili i futbollit të tij është shumë argëtues. Juventusi do të ndryshojë, sepse më herët kanë fituar pa qenë bindës. Tash do të jenë edhe bindës”.
“Jorginho është i lumtur te Chelsea. Ka gjetur atmosferë të shkëlqyer dhe nuk mund të themi se dëshiron të largohet, por gjithçka mund të ndodhë në tregun e transferimeve. Do të presim dhe të shohim…”, ka deklaruar agjenti Joao Santos për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/
The post Agjenti i Jorginhos: Po e presim Juven appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com