comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Aditivi i dëmshëm në bukë, jogurt dhe shumë ushqime, shkatërron imunitetin, paralajmërojnë ekspertët!

Një aditiv i gjetur në shumë ushqime mund të ketë një efekt të dëmshëm në bakteret e mira në trup, veçanërisht në sistemin e tretjes

Është përcaktuar se emulgatori karboksimetilcelulozë (CMC) mund të përshpejtojë zhvillimin e sëmundjeve kronike inflamatore dhe duke ndikuar negativisht në mikrobiomën, rrezikon edhe imunitetin!

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se ndonjëherë madje gjendet edhe në jogurt, i cili konsiderohet si një ushqim “i detyrueshëm” për forcimin e imunitetit! – transmeton Telegrafi.

Studimi, i botuar në revistën zyrtare të Shoqatës Amerikane të Gastroenterologjisë, përfshiu të rritur të shëndetshëm të ndarë në dy grupe, njëri grup hante ushqim pa aditivë dhe tjetri konsumonte 15 gramë CMC në ditë.

Ata që gëlltitën këtë aditiv kishin më shumë gjasa të kishin probleme me stomakun pas një vakti dhe përjetuan ndryshime negative në mikrobiomën e zorrëve.

Problemet me zorrët zvogëlojnë imunitetin

“CMC, si emulgatorët e tjerë sintetikë, mund të përshpejtojë zhvillimin e sëmundjeve kronike inflamatore. Nevojiten më shumë studime për të përcaktuar përfundimisht efektin e tyre të saktë, por ata që shqetësohen për shëndetin nuk duhet të hanë ushqime të përpunuara që përmbajnë CMC dhe polisorbat 80”, thotë Dr. Andrew Gerwitz, bashkautor i studimit.

Sipas ekspertëve, ky aditiv më së shpeshti gjendet në akullore dhe ëmbëlsira tjera të ngrira, në përzierjet për çokollatë të nxehtë, shurupe, salcat në qese, kos, krem djathë dhe disa pasta. /Telegrafi/

The post Aditivi i dëmshëm në bukë, jogurt dhe shumë ushqime, shkatërron imunitetin, paralajmërojnë ekspertët! appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com