comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Adelina dhe Zanfina kujtojnë me dedikime prekëse nënën e ndjerë në trevjetorin e vdekjes së saj

Këngëtaret e njohura Adelina dhe Zanfina Ismaili, datën e 25 prillit e kujtojnë tashmë ndryshe.

Është pikërisht kjo datë e vitit 2016, kur e ëma e tyre u largua nga kjo botë.

Mona Ismaili ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit, e cila i kushtoi me jetë për një kohë shumë të shkurtër.

Pas tri vitesh mungesë, dy motrat Ismaili kanë ndarë me ndjekësit e trye në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar kujtimin e nënës së ndjerë.

Zanfina shfaqi disa fotografi të printuara, të cilat tashmë të vendosura në korniza, gjenden në shtëpinë e tyre.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Në anën tjetër, Adelina i ka bërë një shpërndarje në Instagram këngës “M”, të cilën Zanfina e publikoi në vitin 2016 si dedikim për nënën e saj.

View this post on Instagram

M❤E❤Z❤

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on Apr 25, 2019 at 2:37am PDT

Mona përndryshe ka qenë menaxhere e dy vajzave të saj, duke u bërë e njohur si menaxherja e parë femër shqiptare në estradë. /Telegrafi/

The post Adelina dhe Zanfina kujtojnë me dedikime prekëse nënën e ndjerë në trevjetorin e vdekjes së saj appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com