Një 57 vjeçar është në fshatin Cermjan-Gjakovë, pas në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator.
Policia thotë se kishte pranuar informacion se i dyshuar B.Sh. i lindur në vitin 1965, shtetas i Republikës së Kosovës, në vendbanimin e tij posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
“Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Sektori Rajonal për Hetime është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata. Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Cermjan-Gjakovë, me ç‘rast është sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator. Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
The post Sekuestrohen mitraloz dhe AK47 në Gjakovë, arrestohet 57 vjeçari appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com